LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane përgëzon filmin “Zgjoi” për futjen në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars 2022

Ambasada amerikane përgëzon filmin “Zgjoi” për futjen në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars 2022
Foto: Screenshot/Facebook

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka uruar regjisoren Blerta Basholli e po ashtu edhe gjithë ekipin që qëndron prapa filmit të suksesshëm “Zgjoi”, për futjen në listën e ngushtë për nominim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, ‘Oscars’, në kategorinë Filmi Ndërkombëtar me metrazh të gjatë.

Siç është njoftuar, “Hive” tashmë ndodhet në listën e ngushtë të 15 filmave të mundshëm për t’u nominuar.


Këtë e kanë bërë të ditur në një njoftim të shpërndarë me ndjekësit në Facebook.

“Lajm i mrekullueshëm! ‘Hive’ përfshihet në listën e ngushtë në kategorinë e Filmit Ndërkombëtar për Çmimet e 94-ta të Akademisë. Bravo Blerta Basholli dhe ekipit”, thuhet në postimin e ambasadës.

"Zgjoi" futet në listën e ngushtë të filmave për t'u nominuar në Oscars 2022
Lexo po ashtu "Zgjoi" futet në listën e ngushtë të filmave për t'u nominuar në Oscars 2022

Votimi i nominimeve ndërkohë fillon të enjten, më 27 janar dhe përfundon të martën, më 1 shkurt, gjersa më 8 shkurt do të bëhet e ditur lista finale e nominimeve.

Foto: Screenshot/Facebook

Përveç Kosovës, në listën e ngushtë hyjnë për herë të parë edhe Butani e Panamaja.

Edicioni i 94-të i ndarjes së çmimeve do të mbahet më 27 mars të vitit 2022 në Los Angeles, Kaliforni. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori