Alvini – i zhgënjyer, por optimist për të ardhmen

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se nuk do të ndalë përgatitjet dhe do të punojë intensivisht për garat e ardhshme.
“Ka pasur shumë faktorë pse kam humbur luftërat e fundit. Ishte presion i lartë dhe nuk arrita t’i bëj ballë”.
“Jam zhgënjyer shumë, por kjo më ka dhënë vullnet për hera tjera, jo vetëm në Lojëra Olimpike, por edhe në kampionate evropiane dhe botërore”, ka thënë Karaqi për Sportin Total të KTV-së.
Ai ka treguar se ishte ndier shumë krenar që ka përfaqësuar Kosovën dhe thotë se me të arritur në Baku kishte nisur përgatitjet.
“Ishte ndjenjë e veçantë për arsye se Kosova për herë të parë merr pjesë në Lojëra Olimpike. Jemi krenarë që e kemi pasur flamurin e Kosovës mbrapa. U gëzova shumë që u kualifikova në këtë fazë. Përgatitjet i fillova që prej se kuptova shortin për luftë. Nisëm me përgatitje psikike dhe strategjitë”, ka shtuar karateisti.



















































