LAJMI I FUNDIT:

Alphonso Davies tek Barcelona? Deco takohet me agjentin e lojtarit

Alphonso Davies tek Barcelona? Deco takohet me agjentin e lojtarit

E ardhmja e Alphonso Davies duket se do të jetë larg Bayernit dhe në vazhdën e thashethemeve për klubin e tij të ardhshëm, tani është raportuar se agjenti i kanadezit ka pasur një takim me drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco.

Agjenti i Davies thuhet se kishte udhëtuar në Madrid për të mbajtur bisedime me drejtuesit e Real Madridit dhe menjëherë pas atij takimi fluturoi në Barcelonë për të dëgjuar planet e Barcelonës.


Në rast se Barcelona vendos që të tentojë transferimin e Davies atëherë kjo do të thotë se drejtuesit e klubit kanë vendosur që të dëgjojnë ofertat që vijnë në drejtim të tyre për Alejandro Balde.

Pritshmëritë momentalisht janë që 23-vjeçari do të nënshkruaj për Real Madridin gjatë verës.

Alphonso Davies merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij
Lexo po ashtu Alphonso Davies merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

“Los Blancos” e kanë bërë prioritet blerjen e tij dhe duke marrë parasysh që kontrata e tij me Bayernin skadon vitin e ardhshëm, ai do të ishte në dispozicion për një çmim relativisht të ulët.

Davies në fakt i ishte ofruar Barcelonës në vitin 2019 para se t’i bashkohej Bayernit, por presidenti i atëherëshëm Josep Maria Bartomeu kishte vendosur kundër blerjes së kanadezit për shkak të nacionalitetit të tij.

Davies këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tri asistime në 27 ndeshje në të gjitha garat për Bayern Munichun./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Kalo në kategori