LAJMI I FUNDIT:

Allegri te Juventuesi deri më 2020?

Allegri te Juventuesi deri më 2020?

Max Allegri pritet të nënshkruajë një kontratë të re që e lidh atë me Juventusin deri në qershor 2020, raporton La Stampa.

Trajneri italian ka qenë i lidhur me klube të shumta, mbi të gjitha me Arsenalin, dhe ishte i paqartë për të ardhmen e tij.


Megjithatë, gjatë ditëve të fundit ai ka qenë gjithnjë e më pozitiv në komentet e tij për këtë çështje.

Shtohen zërat për zgjatjen e qëndrimit të Allegrit te Juventusi
Lexo po ashtu Shtohen zërat për zgjatjen e qëndrimit të Allegrit te Juventusi

Tani gazeta me bazë në Torino, “La Stampa” shkruan se Allegri është vendosur të nënshkruajë një kontratë të re me Juventusin deri në qershor 2020, përcjell Telegrafi.

Ai është në objektivin për të fituar Scudetton e tretë radhazi, e gjashta në radhë për klubin Bianconer, ka arritur në finale të Kupës së Italisë me Lazion dhe është në çerekfinale të Ligës së kampionëve kundër Barcelonës.

Ish strategu i Milanit erdhi si zëvendësues i Antonio Contes në verën e vitit 2014, kur trajnimi para-sezon tashmë kishte filluar. /Telegrafi/