LAJMI I FUNDIT:

Allegri pritet ta zë vendin e Sarrit te Chelsea

Allegri pritet ta zë vendin e Sarrit te Chelsea

Massimiliano Allegri me shumë gjasë do të bëhet trajner i ri i Chelsat, pas largimit nga Juventusi. Daily Star raporton se trajneri italian ua ka bërë me dije miqve të tij ngushtë se mund të transferohet te skuadra londineze, nëse Maurizio Sarri kalon te Zonja e Vjetër.

Allegri u largua nga Juventusi pas pesë vitesh qëndrimi në Torino, gjersa kishte fituar pesë tituj të Serie A dhe katër Kupa të Italisë, por kishte dështuar dy herë ta fitonte Ligën e Kampionëve duke pësuar në finale nga Barcelona dhe Real Madridi.


Maurizio Sarri (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Mediumi anglez raporton më tej se Sarri gjendet tashmë në Itali për t’i filluar bisedimet me drejtorin e Juventusit, Fabio Paracitin, rreth një transferimi të mundshëm qysh në javën e ardhshme.

Allegri: Do ta zgjedh një skuadër që më pëlqen
Lexo po ashtu Allegri: Do ta zgjedh një skuadër që më pëlqen

Ende nuk është bërë e ditur nëse Chelsea do ta lirojë trajnerin italian nga kontrata trevjeçare apo do të kërkojë dëmshpërblim nga skuadra torineze.

Nëse Sarri arrin marrëveshje me Juventusin, atëherë rruga e Allegrit do të jetë e hapur që të transferohet në Ligën Premier, por që do të ketë shumë punë për të bërë, duke ditur se skuadra londineze është dënuar me dy afate mostransferime nga FIFA. /Telegrafi/