LAJMI I FUNDIT:

Allegri pas eliminimit: Ka skuadra që nuk kanë luajtur për tetë vite në Ligën e Kampionëve

Allegri pas eliminimit: Ka skuadra që nuk kanë luajtur për tetë vite në Ligën e Kampionëve

Juventus do të përballet me Leccen në kuadër të xhiros së 12-të në elitën e futbollit italian, Serie A.

Zonja e Vjetër në këtë ndeshje vjen pas goditjes së rëndë që e mori ku edhe zyrtarisht u eliminuan nga Liga e Kampionëve, një xhiro para se të përfundojë faza e grupeve.


Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për eliminimin nga gara më e madhe evropiane për klube, duke thënë se nuk gjen fjalë për të përshkruar atë që ka ndodhur.

“Në futboll ndodhin edhe këto gjëra. Nuk i gjej dot fjalët e duhura për të përshkruar atë që ndodhi. Duhet të mendojmë të punojmë fortë dhe me përkushtim. Ka ekipe që nuk kanë luajtur në Ligën e Kampionëve për tetë vjet. Zemërimi normalisht që ekziston pas eliminimit në kjo garë. Ne duhet të jemi të kthjellët që situata të kthehet në favorin tonë”, tha Allegri.

Tutje trajneri italian foli edhe për sfidën ndaj Lecces ku deklaroi se duhet të reagojnë për të marrë fitore.

“Duhet të japim një sinjal të rëndësishëm, duhet të reagojmë. Unë kam një grup të madh tek i cili mbështetem. Kundër Lecce nuk do të jetë një ndeshje e lehtë sepse çdo sfidë është gjithmonë e komplikuar. Duam të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të arrijmë një rezultat në Lecce”, vazhdoi tutje trajneri italian.

Krejt në fund Allegri foli edhe për mungesat e Juventusit, duke deklaruar se Vlahovic e Locatelli janë jashtë për sfidën ndaj Lecces.

“Vlahovic nuk është në gjendje të mirë dhe nuk do të jetë gati, bashkë me të dhe Locatelli i cili është jashtë për arsye personale. Chiesa dhe Pogba nuk do të jenë me ne, as kundër PSG dhe Interit. Shumë e vështirë nëse do të jenë dhe për Veronën dhe Lazion”, u shpreh trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori