LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Krahasimet me Messin i krijuan probleme Dybalas

Allegri: Krahasimet me Messin i krijuan probleme Dybalas

Gjatë intervistës për DAZN, Massimiliano Allegri, ka thënë se krahasimet me Leo Messin kanë ndikuar te Paulo Dybala, i cili duhet ‘të fokusohet në cilësitë e tij’.

Sulmuesi argjentinas është lojtar i lirë pasi Juventusi ka vendosur të mos i vazhdojë kontratën që i skadon. Ai është në bisedime të avancuara me Interin dhe drejtori i Nerazzurrëve, Beppe Marotta pohoi se shpreson që ‘La Joya’ përfundimisht të transferohet në “Guissepe Meazza”.

Dybala ka luajtur 221 ndeshje nën drejtimin e Allegrit, më shumë se me çdo trajner tjetër në karrierën e tij, duke shënuar 93 gola. Ata nuk kanë pasur gjithmonë një raport të qetë dhe trajneri italian tani ka shpjeguar pse argjentinasi ndonjëherë kishte probleme gjatë kohës së tij në Juventus.

“Unë mendoj se ai duhet të rizbulojë veten e tij të vërtetë. Kishte një moment kur ai u tërhoq zvarrë nga fakti se konsiderohej si ‘Messi i ri’, por të gjithë duhet të jenë vetvetja”.

“Nuk mund të imitosh të tjerët. Ai ka shumë për t’i dhënë futbollit, ka cilësi të jashtëzakonshme teknike, është shumë i mirë, por duhet të fokusohet në cilësitë e tij fizike dhe teknike”, ka thënë Allegri.

Marotta ndezë edhe më shumë tifozët e Interit me deklaratën për Dybalan dhe Lukakun
Lexo po ashtu Marotta ndezë edhe më shumë tifozët e Interit me deklaratën për Dybalan dhe Lukakun

Messi është një nga yjet e paktë me të cilët Allegri nuk ka punuar gjatë karrierës së tij. “Unë nuk e kam trajnuar atë, ai është i vetmi top lojtar që më mungon. Unë stërvita të gjithë të tjerët”, nënvizoi italiani.

Dybala iu bashkua Juventusit të Allegrit në vitin 2015 në një marrëveshje prej 40 milionë eurosh nga Palermo.

Gjatë intervistës së tij me DAZN, Allegri shpjegoi shkurtimisht rezultatet e dobëta të Juventusit në sezonin 2021-22, sezoni i parë pa trofe që nga 2010-11. “Ekipet e tjera nuk ishin superiore, por nëse nuk fitonim, do të thotë se diçka na mungonte”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori