LAJMI I FUNDIT:

Allegri flet pas fitores me Interin dhe garën e Juventusit për titullin e kampionit

Allegri flet pas fitores me Interin dhe garën e Juventusit për titullin e kampionit

Juventusi ka marrë fitore në derbin e Italisë përballë Interit me rezultat të pastër 2-0.

Adrien Rabiot dhe Nicolo Fagioli ishin autorët e golave që i dhanë tre pikë të mëdha Zonjës së Vjetër.


Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri u ndal duke folur për mesfushorin francez Adrien Rabiot i cili është një lider këtë sezon te Zonja e Vjetër.

“Kam folur me Rabiot para transferimit të mundshëm. I thashë se në çdo rast e kam respektuar, se e konsideroj një lojtar të madh, me hapësirë të konsiderueshme për përmirësim dhe ndaj Interit bëri një paraqitje të jashtëzakonshme”.

“Në momentet e vështira të pjesës së parë patëm pak fat, por zakonisht kur ke një qëndrim proaktiv është më e lehtë të marrësh rezultatin. Sigurisht që moduli na dha më shumë siguri”.

“Siguritë më të mira janë ato të një skuadre që ende vrapon të gjithë bashkë, kupton momentet e ndeshjes. Në fillim luajtëm gjysmë ore, e lamë lojën. Tani edhe në momentet e vështirësisë mbetemi në lojë. Por kjo frymë është e rëndësishme”.

“Barzagli ishte profesor kur mbronte, ishte e jashtëzakonshme ta shihje të mbrohej. Tre mbrojtësit, sidomos në pjesën e parë, bënë një provë të jashtëzakonshme”.

Tutje trajneri italian tha se kjo fitore ishte e rëndësishme për faktin se mposhtën Interin pas katër ndeshjeve.

“Së pari arritëm te mposhtim Interin pas katër ndeshjesh ndaj tyre, ishte e rëndësishme të fitonim ndeshjen direkte, luajtëm mirë edhe teknikisht, rrezikuam vetëm me Lautaron. Kur i luan këto ndeshje me këtë qëndrim, është e vështirë edhe të pësosh gola”.

“Kampionati është i gjatë, kemi pasur disa kalime boshe, sidomos në Ligën e Kampionëve. Kjo është një fitore që do të na japë kënaqësi. Nesër, megjithatë, ne duhet të kthehemi ne piste: kemi Veronën dhe Lazion”, tha Allegri.

Tutje trajneri italian foli edhe për garën për titull të kampionit, ku për momentin janë 10 pikë mbrapa Napolit.

“Jemi dy pikë nga vendi i katërt, kampionati është ende i gjatë. Napoli po bën një kampionat të madh, por pas pushimit nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Qëllimi është të bëjmë më të mirën, të mos mendojmë se pas kësaj ndeshje mund të ndalojmë së punuari. Ne duhet të rikuperojmë lojtarët edhe për sa i përket Ligës së Evropës dhe të bëjmë hap pas hapi”, u shpreh Alegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori