LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Është normale që njerëzit mendojnë se Juventusi është favorit

Allegri: Është normale që njerëzit mendojnë se Juventusi është favorit

Massimiliano Allegri ka pranuar se është normale që njerëzit ta cilësojnë Juventusin si favorit, por këmbëngul se skuadra e tij do të përballet me një nga favoritët për ligën, teksa “Zonja e Vjetër” do të  përballet me Milanin në “San Siro” të dielën në mbrëmje.

Trajneri i Juventusit mbajti konferencën e tij të zakonshme për shtyp para ndeshjes të shtunën në mëngjes, ku u tha mediave se pret një atmosferë të ndërlikuar në Milano.


“Një ndeshje e mirë, interesante. Për momentin është i pari kundër të tretit, ne i dimë sfidat, të luash në “San Siro” është e bukur por e vështirë në të njëjtën kohë”, ka thënë fillimisht Allegri.

Allegri u pyet se çfarë mendonte për komentet e Stefano Piolit dhe shefit të Interit, Beppe Marotta, se Juventusi është ndër favoritët për titullin e ligës.

“Nuk e di pse e thonë këtë. Njëri është trajneri i Milanit, tjetri është drejtori i Interit, është normale që ata të thonë se Juve është favorit”, u përgjigj ai.

“Duhet të marrim sa më shumë pikë për të arritur në top 4 në fund të majit. Le të shijojmë ndeshjen e nesërme kundër Milanit dhe pas kësaj do të shohim se çfarë mund të bëjmë”.

“Jam kurioz të shoh se çfarë lloj ndeshjeje do të kemi kundër njërit prej tre favoritëve për ligë së bashku me Interin dhe Napolin, dhe gjithashtu në një stadium kaq të rëndësishëm dhe të mbushur i tëri”, përfundoi ai.

Juventusi momentalisht mban vendin e katërt në elitën e futbollit me 17 pikë të grumbulluara, katër më pak se lideri Milani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Serie A
PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

Bundesliga
Kalo në kategori