Massimiliano Allegri është favorit për të marrë drejtimin e Interit në rast të largimit të Antonio Conte.

Ndërsa raportohet se ish-trajneri i Juventusit dëshiron ta sjellë sulmuesin kroat, Mario Mandzukic, me të cilin ka punuar te Zonja e Vjetër.

Të martën, Conte do të zhvillojë bisedime me drejtorët e Nerazzurrëve dhe presidentin Steven Zhang, ndërsa gjasat janë të mëdha që t’i ndajnë rrugët.

Mario Mandzukic (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Nëse kjo ndodh, atëherë Allegri është kandidati potencial për t’u bërë trajner i Interit.

Mandzukic ndërpret kontratën me Al-Duhail, mund të kthehet në Serie A Mandzukic ndërpret kontratën me Al-Duhail, mund të kthehet në Serie A

Diçka e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2014 te Juve, kur Giuseppe Marotta e kishte angazhuar trajner të Bianconerëve menjëherë pas largimit të Contes.

Massimiliano Allegri (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Sipas gazetës La Repubblica, strategu italian tashmë është duke e menduar strategjinë te klubi i ri dhe Mandzukic bën pjesë në listën e transferimeve.

Sulmuesi kroat do të ishte zëvendësues i Romelu Lukakut te zikaltrit, ndërsa ai është lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës me klubin nga Katari, Al-Duhail. /Telegrafi/