LAJMI I FUNDIT:

Alisson flet si lojtar i Liverpoolit: Ëndrra mu bë realitet, është nder të vesh fanellën e një ekipi që lufton për trofe

Alisson flet si lojtar i Liverpoolit: Ëndrra mu bë realitet, është nder të vesh fanellën e një ekipi që lufton për trofe

Djali i ri i Liverpoolit, Alisson Becker pas prezantimit në Anfiled Road ka pohuar se i është plotësuar ëndrra me transferimin te skuadra angleze.

Alisson u bë portieri më i shtrenjtë në botë të enjten, pasi ka përfunduar transferimin që kap shifrat e 72.5 milion eurove.


Duke folur për ueb-faqen zyrtare të klubit të ri, portieri shprehu gëzimin për ribashkimin me ish-shokun e skuadrës te Roma Mohamed Salah.

“Unë jam me të vërtetë i lumtur, është një ëndërr e vërtetë që të vishja një fanellë të tillë prestigjioze për një klub të kësaj madhësie që gjithmonë objektivat i ka fitore” shpjegoi braziliani.

“Për sa i përket jetës sime dhe karrierës, është një hap i madh për mua që jam pjesë e këtij klubi dhe kësaj familjeje. Ju siguroj se do të jap gjithçka nga vetja”.

“Salah? Ne nuk kemi pasur aq shumë kontakte pasi u largua nga Roma. Ne u takuam përsëri në lojë kur ishim kundër njëri-tjetrit në Ligën e Kampionëve”, tha Alisson për Liverpoolfc.com.

“Dje ai më dërgoi një mesazh duke thënë: ‘Hej, çfarë po prisni?’ Ndërsa negociatat ishin në një fazë të përparuar, menjëherë iu përgjigja atij duke thënë: ‘Qetësohu, unë jam në rrugën time!’

“Unë jam shumë i lumtur që kam mundësinë të luaj përsëri së bashku me të. Si një lojtar i madh, ai ka karakter të madh dhe është një person i madh – gjëja më e rëndësishme”.

“Të jem me këta njerëz dhe lojtarë të mëdhenj çdo ditë është fantastik për mua. Sezoni i fundit i Ligës së Kampionëve gjysmëfinale? Po, pjesërisht ka ndikuar në vendimin tim”.

“Kjo lojë përfundimisht pati një ndikim, por gjithashtu pashë lojëra të tjera. Kam parë lojëra të tjera ku mund të shoh mënyrën se si Klopp kishte luajtur me ekipin”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori