LAJMI I FUNDIT:

Alex Sandro: Juventusi tashmë ka fituar mentalitetin e Sarrit

Alex Sandro: Juventusi tashmë ka fituar mentalitetin e Sarrit
Cristiano Ronaldo (Foto: Juventus/Twitter)

Alex Sandro insiston se Juventusi tashmë ka fituar mentalitetin e Maurizio Sarrit pas vetëm një muaji pune së bashku.

Juventus fitoi miqësoren e tyre të dytë radhazi, pasi të shtunën mposhtën Triestina 1-0 dhe Alex Sandro beson se skuadra e tij është e gatshme të fitojë në nën stilin e Sarrit.


“Nuk mund të pres që të filloj sezoni”, ka thënë fillimisht Sandro për Sky Sport Italia.

Mancini parashikon sezonin në Serie A: Juventusi ekipi më i mirë, pas tyre Napoli dhe Interi - Milani befasia e kampionatit
Lexo po ashtu Mancini parashikon sezonin në Serie A: Juventusi ekipi më i mirë, pas tyre Napoli dhe Interi - Milani befasia e kampionatit

“Sarri është ndryshe nga Allegri, por ne tashmë kemi mentalitetin e tij. Ne dimë çfarë të bëjmë. Duhet të përmirësohemi, por jemi në rrugën e duhur”.

“Ai kërkon që të jemi komandues dhe të kemi më shumë topin në këmbë, por edhe fitorja është e rëndësishme dhe gjithmonë ka qenë në mentalitetin tonë”.

Chiellini: Sarri është i përpiktë, ai po kërkon shumë nga ne
Lexo po ashtu Chiellini: Sarri është i përpiktë, ai po kërkon shumë nga ne

“Skuadra është në një formë të mirë teknike dhe fizike. Duhet të përmirësohemi, por jemi aty”.

“Interi dhe Napoli dëshirojnë të fitojnë Scudetton, ata duan të na mposhtin dhe është më e vështirë për ne që të ruajmë titullin çdo sezon”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori