LAJMI I FUNDIT:

Albert Krasniqi: Me aktakuzat e Speciales, PDK po rimerr “elektoratin e UÇK-së” nga Vetëvendosje

Albert Krasniqi: Me aktakuzat e Speciales, PDK po rimerr “elektoratin e UÇK-së” nga Vetëvendosje
Albert Krasniqi

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”  thotë se aktakuzat e Speciales po e forcojnë pozitën e PDK-së në elektoratin me sentiment ndaj luftës.

Krasniqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se janë shtuar zërat për zgjerim të koalicionit qeveritar.


Ai thotë se zgjerimin e koalicionit e dha si opsion edhe AAK-ja kur paraqiti kandidaturën e Ramush Haradinajt për president.

“Vëmendjen e mori emri i Ramush Hardinajt për president, por aty u tha qartë se ai është mandatuar edhe për riformatim të qeverisë”.

Krasniqi thotë se brenda PDK-së ka mosmarrëveshje në lidhje me përfshirjen apo jo të PDK-së në qeveri.

“Zoti Veseli në natën e  zgjedhjeve kishte deklaruar se si PDK do të qëndrojë në opozitë, por ndryshimet që kanë ndodhur me publikimin e aktakuzave kanë ndryshuar situatën”.

Anëtari i shoqërisë civile thotë se ngritja e aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit i shkon përshtati PDK-së në raport me afrimin e elektoratit pro-UÇK e që sipas tij kishin lëvizur në Vetëvendosje.

“PDK më mirë e ka përfaqësuar sentimentin e UÇK-së së paku në baza deklarative. Nuk besoj se Vetëvendosje do të mund të merr rreth vetes këtë grup të njerëzve. Edhe sipas disa matjeve të opinionit publik PDK po fiton terren ndaj Vetëvendosjes në disa zona si Skenderaji apo Drenasi ku më parë kishte humbur terren”, tha ndër të tjera Albert Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori