LAJMI I FUNDIT:

Albërie Hadërgjonaj merr vaksinën në Deçan: Sigurisht që do ta merrja në vendlindje, i ftoj të gjithëve që ta bëjnë

Albërie Hadërgjonaj merr vaksinën në Deçan: Sigurisht që do ta merrja në vendlindje, i ftoj të gjithëve që ta bëjnë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, bëri të ditur të enjten se ka marrë vaksinën anti-COVID.

Këtë proces ajo e ka kryer në vendlindjen e saj në Deçan, ani pse gëzon nënshtetësi amerikane dhe ka mundur ta kryejë prej kohësh në ShBA.


Në një video të publikuar në InstaStory, Hadërgjonaj ka thënë se me shumë kënaqësi mori vaksinën në vendin nga ku ka prejardhjen.

Foto: Albërie Hadërgjonaj/Instagram

“Sigurisht vaksinën do ta merrja vetëm në vendlindje, shikoni çfarë disipline dhe çfarë pastërtie. Më vjen shumë mirë – tani dua t’i përshëndes të gjitha motrat edhe ndihmëset, mjekët, faleminderit për kontribut”, thotë Albëria përgjatë videos, ndërsa falënderon personelin mjekësor.

E njëjta gjithashtu ka etiketuar profilin e Kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosajt, duke e përgëzuar për punën rreth mobilizimit në qendrën e vaksinimit në këtë komunë.

Për fund, këngëtarja e njohur dha një mesazh për të gjithë ata që ende nuk e kanë marrë vaksinën, që të mos e neglizhojnë një proces të tillë, pasi rrezikohemi nga një valë e re e variantit Delta në muajt në vazhdim.

“Për të gjithë ata që s’e kanë marrë sigurisht një këshillë vjen edhe nga të gjithë stafi edhe nga Ministria e Shëndetësisë për t’u vaksinuar sepse pritet një valë e dytë e COVID-19. Ju uroj një verë sa më të mirë të gjithë pushuesve”, ka thënë Albëria.

Këngëtarja e njohur përndryshe ka muaj që është rikthyer në Kosovë, ku përveç muzikës, po merret edhe me zgjerimin e biznesit të saj – pasi tash e sa kohë ka hapur një butik veshjesh nën emrin e saj. /Telegrafi/

Foto: Albërie Hadërgjonaj/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori