LAJMI I FUNDIT:

Albana Osmani-Ramush Haradinajt: Shumë bukur të rri bluza ‘Dardan’, të shkon me gjakun që të rrjedh në vena (Foto)

Albana Osmani-Ramush Haradinajt: Shumë bukur të rri bluza ‘Dardan’, të shkon me gjakun që të rrjedh në vena (Foto)

Prezantuesja e njohur Albana Osmani këtë vit ndërmori një fushatë sensibilizuese të quajtur “Ti je një luledielli”.

Ajo nxori në shitje mbi tre mijë bluza nën logon e lules së diellit, nga ku u sigurua një fond prej 60 mijë eurosh, shkruan Telegrafi.


Nga paratë e mbledhura, në spitalin e Tiranës u dhuruan fonde për pajisjet e reja, për fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut.

Albana Osmani, prezantuesja që ndërmori fushatë sensibilizuese “Ti je një luledielli”

Për të gjitha këto detaje, Albana kishte rrëfyer gjithçka nga kauza e saj në një intervistë ekskluzive dhënë për Telegrafin.

“Ti je një luledielli”, fushata që u jep dritë fëmijëve në nevojë! Albana Osmani, bukuroshja e ekranit - ambasadore e kauzave sensibilizuese
Lexo po ashtu “Ti je një luledielli”, fushata që u jep dritë fëmijëve në nevojë! Albana Osmani, bukuroshja e ekranit - ambasadore e kauzave sensibilizuese

Fushata sensibilizuese vazhdoi edhe më tutje, ndërsa së fundmi asaj iu bashkua edhe kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ka qenë Albana Osmani ajo e cila ka ndarë një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet pranë Haradinajt, i cili kishte veshur një nga bluzat e kauzës.

Gjithë lumturia në dy portrete familjare! Lola Haradinaj prezanton më të shtrenjtit e saj (Foto)
Lexo po ashtu Gjithë lumturia në dy portrete familjare! Lola Haradinaj prezanton më të shtrenjtit e saj (Foto)

Osmani ka publikuar një fotografi me kryeministrin në llogarinë personale në Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar plot fjalë falënderuese dhe lëvdata për Ramush Haradinajn.

“Krejt DARDAN !!! Krejt SHQIPTARË! N’DARDANI! FALEMINDERIT Z.KRYEMINISTER Z.RAMUSH HARADINAJ PËR MBËSHTJEN TUAJ ! Shumë bukur të rri Bluza ‘DARDAN’ të shkon me gjakun që të rrjedh në vena!!! Në fund do shohim më shumë buzëqeshje të FËMIJËVE në KOSOVË e ky është gëzimi ynë …”(sic.), ka shkruar Albana Osmani përbri fotografisë në Instagram.

Një bluzë nën sloganin “Ti je një luledielli”, ka veshur edhe bashkëshortja e Ramushit, spikerja Anita Haradinaj. /Telegrafi/

E TASH ESHTE KOHA PER TY KOSOVE ME SHNDRRIT SI DIELLI ☀️ AS LUFTA AS VARFERIA AS VDEKJA AS SEMUNDJA NUK TA KA HEQ DRITEN PO TKAN BERE MA T'FORT ! NJE LULE E KEMI SJELL, QE MAS MIRTI KA NE VETI KRENARI E SHEF NGA DIELLI ME KRYET LART KREJT SI TI . !NJE LULEDIELLI ? DEDIKUAR FEMIJEVE SHQIPTARE DHE TANI TE KOSOVES ! Sot ne patem nje takim me KRYEMINISTRIN E KOSOVES Z.RAMUSH HARADINAJ DHE ZNJ ANITA HARADINAJ dhe me nje plan konkret ne vime zyrtarisht ne KOSOVE ne muajin TETOR . Fushata me gjithe detajet do jete si në Shqiperi me bluza. Do kete dy bluza DARDAN DHE SUNFLOWER dhe do ndihmohet SPITALI /PEDIATRIA me ne nevoje ne KOSOVE .! Gjithcka do te behet publikisht hap pas hapi ne cdo detaj deri në permbyllje dhe realizim te qellimit. Le ta bejme vendin tone nje vend me te mire ! SHQIPERINE E MADHE SHQIPTARINE! NDER TE TAKONIM KOMANDANTIN E KREJT KOSOVES Z.RAMUSH HARADINAJ dhe nje prej njerezve me te rralle qe une njoh ZONJEN ANITA HARADINAJ e cila pergjate gjithe Fushates se zhvilluar ne Shqiperi mua personalisht, me ka shkruar inkurajuar shume si nene e 3 Femijeve dhe si BIJA E NJE NENE…… ZNJ ANITA HARADINAJ , PREJ SOT ESHTE AMBASADORE ZYRTARE E FONDACIONIT "YOU ARE A SUNFLOWER ". GJITHCKA NGA ZEMRA !! ZOTI QOFTE ME NE NE KTE SFIDE TE RE !! 'KOSOVE TA HA ZEMREN' ❤️ @amucaj

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on Sep 23, 2017 at 11:08am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori