LAJMI I FUNDIT:

Alba fajëson gjyqtarin për humbjen

Alba fajëson gjyqtarin për humbjen

Barcelona është eliminuar nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve pas humbjes kundër Atletico Madrid.

I pari që foli për këtë humbje të Barcës ishte mbrojtësi katalonas, Jordi Alba, i cili tha se tani skuadrës i mbeti të luftoj për titullin e kampionit spanjoll dhe fitimin e Kupës së Mbretit.


“Ne kishim mundësi, por tani do të përqendrohemi në kampionat dhe finalen e Kupës së Mbretit. Atletico gjithmonë është shumë kundërshtar i papërshtatshëm”, tha reprezentuesi spanjoll.

Ai më tutje ka folur edhe për penalltinë, ku Alba tha se iu mohua një goditje nga pika e bardhë për kampionët spanjoll.

“Ishte prekje me dorë. Ishte penalti. Gjyqtari nuk ishte i aftë ta vlerësoj drejtë, por ka ndeshje kur ju favorizojnë dhe anasjelltas. Kësaj radhe nuk ia dolën”, tha Alba pas takimit.

Kujtojmë se përveç Atleticos u kualifikua edhe Real Madrid, Manchester City dhe Bayern Munich. /Telegrafi/