LAJMI I FUNDIT:

Alarmohen skuadrat angleze, shefi i Leipzig e pranon se mund ta shesin Upamecanon

Alarmohen skuadrat angleze, shefi i Leipzig e pranon se mund ta shesin Upamecanon

Dayot Upamecano mund të largohet nga RB Leipzig edhe gjatë afatit kalimtar të janarit nëse vije ndonjë ofertë e lartë për të.

Mbrojtësi francez ka shkëlqyer në vitet e fundit me klubin gjerman dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.


22-vjeçari ka vazhduar kontratën deri në vitin 2023 me RB Leipzig, por ai mund të largohet edhe këtë afat kalimtar të janarit ose atë të verës.

Ka qenë shefi i RB Leipzig, Oliver Mintzlaff që ka konfirmuar se nëse vije ndonjë ofertë e mirë për lojtarin ata do ta lejojnë largimin e tij.

“Ne kemi pasur ndër vite lojtarë të mirë si Werner, Keita apo Diego Demme që janë shitur me një çmim të mirë”.

“Si klub gjithmonë do të konsiderojmë shitjen e lojtarëve kryesorë nëse ka kuptim oferta financiare, pra kjo vlen edhe për Upamecanon”, ka deklaruar Mintzlaff për Bild.

Kjo deklaratë ka alarmuar skuadrat angleze si Chelsea, Man Utd e Liverpool që prej kohësh interesohen për mbrojtësin francez.

Upamecano ka kontratë me Leipzigin deri në verën e vitit 2023, ndërsa ai ka një klauzolë lirimi prej 42 milionë euro.

Nëse ndonjëra nga skuadrat e interesuara për Upamecanon paguan shumën prej 42 milionë eurove, atëherë mund ta transferojnë francezin. /Telegrafi/