LAJMI I FUNDIT:

Alaba nuk ndihet i befasuar nga përshtatja e Lewandowskit në La Liga

Alaba nuk ndihet i befasuar nga përshtatja e Lewandowskit në La Liga

Robert Lewandowski u transferua në fund të afatit kalimtar te Barcelona nga Bayern Munichu dhe shumë menduan se ai do të dështoj në futbollin spanjoll. Por, kështu nuk mendon edhe ish-bashkëlojtari i tij David Alaba.

Pas shtatë ndeshjeve në La Liga, Lewandowski kryeson garën e golashënuesve me nëntë gola, ndërsa ka dhënë edhe dy asistime për shokët e tij të skuadrës.


Duke folur për Real Total, David Alaba i Real Madridit shpjegoi se ai nuk priste asgjë më pak nga ish-bashkëlojtari i tij te Bayern Munichu.

“Nuk jam i befasuar me Lewy. E njoh shumë mirë që nga koha ime në Mynih. Atë që ai po bën në Spanjë, unë kam mundur ta përjetoj drejtpërdrejt për vite me radhë në Mynih”, ka thënë fillimisht Alaba.

“Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe ai e ka demonstruar këtë herë pas here me kalimin e viteve, dhe këtë po e tregon sërish këtë vit”.

Alaba ka të ngjarë të përballet me Lewandowski në El Clasico pas dhjetë ditësh.

Disa shpresa se Real Madrid mund ta ndalë atë vjen nga Liga e Kampionëve, ku Lewandowski deri më tani nuk ka arritur të shënojë në dy ndeshjet më të mëdha të sezonit të Barcelonës kundër Interit dhe Bayern Munichut.

Megjithatë, pavarësisht se sa i impresionuar ishte me Lewandowskin, Alaba mbështet shokun e skuadrës Karim Benzema për Topin e Artë.

“As nuk mendoj se është një pyetje. Nëse shikoni sezonin e kaluar, ajo që Benzema bëri është vërtet e pabesueshme. Jam sinqerisht mirënjohës që e kam përjetuar dhe që kam qenë pjesë e saj dhe që e shoh atë duke punuar çdo ditë”, përfundoi austriaku. /Telegrafi/