LAJMI I FUNDIT:

Al-Nassr ndërprenë negociatat me Juventusin për Szczesny

Al-Nassr ndërprenë negociatat me Juventusin për Szczesny

Sipas raportimeve të mediave, Al-Nassr ka ndaluar negociatat për portierin e Juventusit, Wojciech Szczesny, me të cilin marrëveshja dukej afër.

Dukej se ishte shumë afër të ndodhte një ribashkim mes polakur dhe ish-bashkëlojtarit të tij në Juventus, Cristiano Ronaldo.

Besohej se ata ishin në prag të marrëveshjes për një kontratë dyvjeçare me pagë 19 milionë euro në sezon, ku Juventusi do të fitonte rreth 4 deri në 5 milionë euro.


Sipas Fabrizio Romano dhe Matteo Moretto, ka ‘probleme’ mes klubeve dhe negociatat kanë ndaluar.

Footmercato shkruan se kjo është për shkak të një mosmarrëveshjeje brenda kampit të Al-Nassr midis drejtorit Guido Fienga dhe drejtuesve të tjerë të klubit të Pro League Saudite, të cilët do të preferonin një profil të ndryshëm nga Szczesny.

Kjo mund të krijojë një problem të madh për Juventusin, pasi trajneri i ri Thiago Motta nuk e sheh Szczesny në planet e tij dhe tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 18 milionë euro, plus 2 milionë euro bonuse me portierin e Monzas, Michele Di Gregorio. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea pagoi 40 milionë euro për të, sot ai punon në një kantier ndërtimi dhe lufton me fyerjet nga tifozët

Chelsea pagoi 40 milionë euro për të, sot ai punon në një kantier ndërtimi dhe lufton me fyerjet nga tifozët

Premier League
Nico Williams drejt Ligës Premier?

Nico Williams drejt Ligës Premier?

La Liga
“Është ende një ëndërr”, ish-objektivi i Barcelonës mbetet i vendosur t’u bashkohet atyre në të ardhmen

“Është ende një ëndërr”, ish-objektivi i Barcelonës mbetet i vendosur t’u bashkohet atyre në të ardhmen

La Liga
Ballkani ndalet në Podujevë nga Hamruni, synon kualifikimin në ndeshjen e kthimit

Ballkani ndalet në Podujevë nga Hamruni, synon kualifikimin në ndeshjen e kthimit

Ligat tjera
Alexander-Arnold nuk heziton të emërojë lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë në karrierën e tij

Alexander-Arnold nuk heziton të emërojë lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Nëse Barcelona nuk ia rritë pagën, babai i Lamine Yamal identifikon dy klube që djali i tij mund t'u bashkohet

Nëse Barcelona nuk ia rritë pagën, babai i Lamine Yamal identifikon dy klube që djali i tij mund t'u bashkohet

La Liga
Kalo në kategori