Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka kritikuar sulmuesin Randal Kolo Muanin për mungesën e efikasitetit, pas fitores së vështirë 1-0 ndaj Frosinones në ndeshjen hapëse të Juventusit në Serie A.

Spalletti theksoi se sulmuesi francez duhet të rrisë nivelin e tij dhe të kuptojë arsyet që e kanë mbajtur larg formës së tij më të mirë.


“Ne shkuam dhe e morëm Kolon, jemi kujdesur për të dhe e dimë vlerën që ka. Por ai duhet ta kuptojë se nuk ka luajtur për dy vite dhe se për këtë duhet të ketë një arsye”.

“Ndonjëherë mendon se je në një nivel të jashtëzakonshëm, por në të vërtetë ke lënë pas diçka që duhet ta gjesh përsëri”, deklaroi Spalletti.

Kolo Muani luajti të plota 90 minutat në fitoren minimale të Juventusit ndaj Frosinones, me Bremerin që shënoi golin e vetëm të takimit.

Sulmuesi i kombëtares franceze, i rikthyer te Juventusi pas huazimit te Tottenham sezonin e kaluar, zhvilloi një ndeshje zhgënjyese.

Gjatë gjithë takimit, ai regjistroi vetëm një goditje në kuadratin e portës.

Mungesa e efikasitetit të tij ka shkaktuar pakënaqësi te Spalletti, veçanërisht pasi Juventusi krijoi dhe tentoi plot 20 goditje gjatë ndeshjes.

Trajneri italian pret një reagim të menjëhershëm nga Kolo Muani, i cili duhet të rikthejë gradualisht formën dhe nivelin që e kanë bërë një prej sulmuesve më të vlerësuar të futbollit francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app