LAJMI I FUNDIT:

Al-Nassr është i bindur se Cristiano Ronaldo do ta mbyllë karrierën e tij në klub

Al-Nassr është i bindur se Cristiano Ronaldo do ta mbyllë karrierën e tij në klub

Al-Nassr thuhet se pret që Cristiano Ronaldo t’i japë fund futbollit te klubi i tyre dhe shpreson se ai mund të qëndrojë pas përfundimit të kontratës së tij aktuale.

Ronaldo nënshkroi për Al-Nassr në dhjetor me një kontratë që zgjat deri në vitin 2025, kohë në të cilën ai tashmë do të ketë festuar ditëlindjen e tij të 40-të.


Sipas ESPN, Al-Nassr është “i bindur” se skuadra e Pro Ligës Saudite do të jetë klubi i fundit i superyllit portugez përpara se ai të ‘varë këpucët’ dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë që Ronaldo të nënshkruajë një rinovim nëse dëshiron të vazhdojë të luajë.

Sulmuesi bëri debutimin e tij të shumëpritur për klubin e tij të ri në një fitore 1-0 ndaj Al-Ettifaq të dielën. Nuk kishte asnjë gol për ish-lojtarin e Manchester United, por ai tërhoqi vëmendjen me një pjesë të aftësive ndaj mbrojtësve kundërshtar.

Kalimi i Ronaldos në Arabinë Saudite me një kontratë të madhe befasoi të gjithë, por atij mund t’i bashkohen yje të tjerë të futbollit.

Flasin nga Federata Saudite e Futbollit për transferimin e mundshëm të Messit tek ndonjëri klub arab
Lexo po ashtu Flasin nga Federata Saudite e Futbollit për transferimin e mundshëm të Messit tek ndonjëri klub arab

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Saudite të Futbollit, Ibrahim Alkassim, ka pranuar se do të dëshironte ta shihte Lionel Messin të ndiqte hapat e Ronaldos, ndërsa Sergio Ramos gjithashtu është lidhur me një kalim te Al-Nassr.

Sulmuesi portugez dhe Al-Nassr do të kthehen në aksion të enjten në Superkupën e Arabisë Saudite kundër Al-Ittihad. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

La Liga
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

La Liga
Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Premier League
Kalo në kategori