LAJMI I FUNDIT:

Al Khelaifi i jep një mundësi Neymarit për të kaluar te Real Madridi: Fillimisht fito Ligën e Kampionëve pastaj largohu

Al Khelaifi i jep një mundësi Neymarit për të kaluar te Real Madridi: Fillimisht fito Ligën e Kampionëve pastaj largohu

Sulmuesi brazilian, Neymar JR është ndër më të dëshiruarit nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez.

Edhe pse do të jetë tejet i vështirë transferimi i Neymarit në Real Madridit nuk është i pamundur.


Mediat spanjolle dhe ato franceze shpesh herë kanë shkruar se braziliani nuk është i kënaqur në Paris dhe po kërkon largimin.

Por në një shkrim të botuar tek goal.com në versionin brazilian, presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi i ka dhënë lejen Neymarit të largohet nga klubi.

Sheiku arab fillimisht i ka kërkuar brazilianit ta fitojë Ligën e Kampionëve me parisienët dhe pastaj është i lirë të largohet.

“Nëse fitoni Ligën e Kampionëve me Parisin atëherë do të ju lejoj të shkoni në Real Madrid”, i ka thënë Al Khelaifi brazilianit Neymar sipas një burimi të goal.com.

Këto fjalë padyshim që e kanë gëzuar gjigantin spanjoll Real Madrid që do të tentoj në verë transferimin e brazilianit.

Neymar u shndërrua shpejt në idhullin e tifozëve të PSG-së

Kujtojmë që PSG dhe Real Madrid do të përballen me njëra tjetrën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Neymar iu bashkua Parisit verën e vitit të kaluar nga Barcelona për një shumë rekorde prej 222 milionë euro.

25-vjeçari ka një kontratë me Parisin deri në qershorin e vitit 2022 por që ende nuk është zbuluar nëse ka një klauzolë largimi ose jo.

Në 23 ndeshje në të gjitha garat, Neymar ka arritur të shënoj 24 gola dhe të bëjë 16 asistime për Parisin këtë edicion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori