LAJMI I FUNDIT:

Al e Google premton të parashikojë përmbytjet deri në një javë para se ato të ndodhin

Al e Google premton të parashikojë përmbytjet deri në një javë para se ato të ndodhin

Ditëve të sotme, Inteligjenca Artificiale (Al) po bën bujë me zbulimet dhe aftësitë mbresëlënëse të saj.

Ndërsa disa njerëz shqetësohen për avancimin e shpejtë të Al dhe ndikimin e saj në shoqëri, të tjerë shohin potencial për të përmirësuar jetën nëse përdoret siç duhet.


Google së fundmi ka ndarë një artikull i cili shpjegon se si Al mund të parashikojë përmbytjet deri në një javë përpara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Duke përdorur të dhëna nga matësit ekzistues, Al i Google do të priret të parashikojë vendin se ku do të ndodh përmbytja.

Ndryshe, që nga viti 2017 Google ka qenë në përpjekje për të revolucionarizuar parashikimin e katastrofave, e nxitur nga mundësia për të shpëtuar jetë.

Fillimisht, ajo ka zhvilluar një sistem i cili parashikon përmbytjet në kohë reale dhe dërgon sinjalizime përmes Google Search, Maps, Android, dhe Flood Hub.

Por, falë disa përmirësimeve, tani Al mund të parashikojë deri në një javë përpara.

Me lëvizje si kjo, Google po krijon një vend të fortë në tregun e Inteligjencës Artificiale. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
IE9 të hënën

IE9 të hënën

Teknologji
Apple po përgatitet për dominim të ri, çfarë po sjell për klientët

Apple po përgatitet për dominim të ri, çfarë po sjell për klientët

Teknologji
Kalo në kategori