LAJMI I FUNDIT:

“Akuo Energy” pjesë e ankandit solar në Kosovë – ambasadori francez shpreh optimizëm për marrëdhëniet ekonomike

“Akuo Energy” pjesë e ankandit solar në Kosovë – ambasadori francez shpreh optimizëm për marrëdhëniet ekonomike

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka quajtur si hap të rëndësishëm në tranziconin energjetikë, ankandin e parë solar në Kosovë.

Guerot në një postim në “X” ka shkruar se është kënaqësi të shohësh kompaninë e njohur franceze që është pjesë e akandit.


“Ankandi i parë solar është një hap i rëndësishëm drejt tranzicionit energjetik në Kosovë. Më vjen mirë të shoh kompaninë e njohur franceze AkuoEnergy duke qenë pjesë e ankandit. Një ogur i mirë për marrëdhëniet ekonomike Francë-Kosovë”, ka shkruar ambasadori Guerot.

Ankandi është një proces konkurrues, nëpërmjet të cilit Qeveria do të blejë energji elektrike që gjenerohet nga burimet e ripërtëritshme. E kontrata e ankandit jepet në bazë të çmimit më të ulët të garantuar të blerjes.

Nëpërmjet këtij ankandi pritet që të bëhet instalimi i paneleve me kapacitet të prodhimit të 100 megavateve të energjisë solare, në një vlerë prej 75 milionë eurosh. /Telegrafi/