LAJMI I FUNDIT:

Aktpadi kundër një personi nga Tetova për fajde

Aktpadi kundër një personi nga Tetova për fajde

SPB ngriti aktpadi penale kundër 42 vjeçarit nga Tetova për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale ‘Fajde’.

Siç njoftojnë nga MPB, më 28 maj, 24 vjeçari nga Tetova ka kërkuar hua 200 euro, që është dashur t’i kthejë për shtatë ditë, si dhe 100 euro shtesë për shërbim. Pasi që nuk ka arritur t’i kthejë paratë në afatin e caktuar, ka kërkuar vazhdim të afatit deri më 4.07.2019, njofton Telegrafi Maqedoni.

Po edhe në këtë afat ai nuk ka arritur t’i kthejë paratë, me çka 42 vjeçari ka nisur t’i dërgojë mesazhe me përmbajtje kërcënuese./Telegrafi