LAJMI I FUNDIT:

Aktorja Lindsay Lohan martohet me Bader Shammas

Aktorja Lindsay Lohan martohet me Bader Shammas

Lindsay Lohan është e martuar.

Aktorja e njohur është martuar me të fejuarin e saj Bader Shammas në një ceremoni private – vetëm disa orë para festimit të ditëlindjes së saj të 36-të.


“Mund të konfirmoj se Lindsay Lohan është e martuar”, ka thënë një burim për PageSix.

Foto: Lindsay Lohan/Instagram

Lohan ndezi thashethemet se ajo ishte martuar të premten mbrëma (1 korrik) pasi postoi në Instagram një foto të saj dhe Shammas, 35 vjeç.

“Unë jam gruaja më me fat në botë. Ai më gjeti dhe e dinte se doja të gjeja lumturinë dhe mirësinë, të gjitha në të njëjtën kohë. Jam e habitur që ky është burri im. Jeta ime dhe gjithçka imja. Çdo grua duhet të ndihet kështu çdo ditë”, ka shkruar Lohan sipër imazhit.

Miqtë nxituan për të uruar yllin, e cila festoi ditëlindjen të shtunën (2 korrik), duke përfshirë Paris Hilton dhe Melissa Gorga.

Lohan u takua me financierin e lindur në Kuvajt ndërsa jetonte në Dubai.

Ai i propozoi në nëntor – duke i propozuar me një unazë masive Harry Winston.

Foto: Lindsay Lohan/Instagram

Ylli i “Parent Trap” ndau lajmin me 9.7 milionë ndjekësit e saj dhe postoi një treshe fotosh të dashura.

U fejua në nëntor të vitit të kaluar, Lindsay Lohan po planifikon dasmën me Bader Shammas
Lexo po ashtu U fejua në nëntor të vitit të kaluar, Lindsay Lohan po planifikon dasmën me Bader Shammas

“Ai nuk është një tip hollywoodian, ju nuk shihni asnjë foto të tyre në shtyp. Ky ishte një nga problemet e Lindsayt, mediat e kishin shkelur atë dhe vinin me histori për të. Ishte e vështirë. Por ajo është me një djalë që nuk i pëlqen qendra e vëmendjes. Ajo po rifillon karrierën e saj dhe ju dëshironi një person të mirë në jetën tuaj kur të shtypni butonin e rifillimit”, tha babai i saj, Michael Lohan për Shammas.

Lohan së fundmi ka filmuar një film pushimesh për Netflix dhe është gati të prezantojë më shumë projekte të reja aktrimi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori