Amanda Bynes i ka thënë zyrtarisht “PO” të fejuarit të saj.

Aktorja 33-vjeçare ka marrë rrjetin social, Instagram, për të treguar unazën e fejesës prej diamanti në Ditën e të Dashuruarve.

“E fejuar me dashurinë e jetes sime”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos ylli i “She’s The Man” teksa publikon dorën e saj mbi dorën partnerit.

View this post on Instagram

Engaged to tha love of my life

A post shared by Amanda Bynes (@amandabynesreal) on Feb 14, 2020 at 5:38pm PST

Megjithëse Bynes nuk ka ndarë asnjë detaj në lidhje me identitetin e të fejuarit të saj, fotografia në Instagram tregon thonjtë e saj të rregulluar të mbështetur në duart e dikujt që ka në dorë një unazë ari.

Të gjitha lajmet nga Amanda Bynes Të gjitha lajmet nga Amanda Bynes

Të shtunën, Bynes postoi një tjetër fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram, të vetes me një djalë të paidentifikuar, duke dhënë titullin e parakohshëm: “I dashur”.

Pas njoftimit të saj, një burim i tha People që aktorja e preferuar e fëmijëve “duket e lumtur”.

View this post on Instagram

Lover

A post shared by Amanda Bynes (@amandabynesreal) on Feb 15, 2020 at 1:06pm PST

Bynes bëri bujë të madhe në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa zbuloi tatuazhin e ri në fytyrë.

Ajo ka bërë një zemër të zezë në faqen e saj të majtë dhe me këtë bëri rikthimin në rrjetet sociale pas një kohe të gjatë. /Telegrafi/