LAJMI I FUNDIT:

Aktori i “Game Of Thrones”, Joseph Gatt shihet për herë të parë në publik pas arrestimit për komunikim eksplicit seksual me një të mitur

Aktori i “Game Of Thrones”, Joseph Gatt shihet për herë të parë në publik pas arrestimit për komunikim eksplicit seksual me një të mitur

Aktori i “Game Of Thrones”, Joseph Gatt, u pa të premten për herë të parë (15 prill) që kur u arrestua pasi dyshohet se kishte biseda “eksplicite seksuale” në internet me një të mitur.

50-vjeçar u pa në San Fernando të Los Angeles pasdite teksa bënte punë nëpër qytet.Ai ishte arrestuar më parë më 6 prill, megjithëse u lirua me kusht në vlerë prej 5,000 dollarë në të njëjtën ditë.


Gatt u pa duke u kthyer në makinën e tij dhe dukej sikur sapo kishte ardhur nga një stërvitje.

Aktori, i cili ka bërë punë për filmimin e lëvizjeve për serinë e njohur të video-lojërave “God Of War”, kishte veshur një xhaketë sportive mbi një bluzë të zezë.

Ai e kombinoi atë me pantallona sportive gri dhe veshi trajnerë të ulët. Gatt u kthye në automjetin e tij sportiv dhe u pa duke u larguar.

Edhe pse ka më shumë se një javë që ka dalë nga burgu, e premtja shënoi herën e parë që aktori u pa në publik, shkruan DailyMail.

Gjatë arrestimit të aktorit britanik, policia gjithashtu i shërbeu atij me një urdhër kontrolli për t’u dhënë atyre akses në shtëpinë e tij në Los Angeles, raportoi në atë kohë TMZ.

Burimet e LAPD-së thanë se Gatt u arrestua me një urdhër për krim të pazgjidhur për ‘kontakt me një të mitur për një shkelje seksuale’.

Divizioni i të Miturve i LAPD-së, Task Forca për Krimet e Internetit kundër Fëmijëve (ICAC), tani po kërkon të identifikojë ndonjë viktimë shtesë pas arrestimit.

Gatt ditë më parë postoi një deklaratë në lidhje me arrestimin e tij në llogarinë e tij në Twitter.

“Padyshim që dua të adresoj akuzat absolutisht të tmerrshme dhe krejtësisht të pavërteta të ngritura kundër meje kohët e fundit. Ato janë 100% kategorikisht të gabuar dhe të pamatur”, ka shkruar ai.

“Kam konfirmuar gabime dhe informacione mashtruese në deklaratën e sotme për shtyp. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe LAPD për të arritur deri në fund të kësaj. Mezi pres të pastroj emrin tim. Faleminderit të gjithë miqve dhe mbështetësve të mi që e dinë se kjo është e pavërtetë dhe e kuptojnë për arsye ligjore që nuk mund të komentoj më tej në mediat sociale”, tha tutje aktori në postim.

Një nga rolet më të profilit të Gatt ishte kur ai luajti Thenn Warg në serialin e njohur të HBO “Game Of Thrones”.

Personazhi i tij ishte një anëtar i Thenn, një fis i popullit të lirë, i njohur për praktikat e tyre të vetëshkatërrimit ritual dhe kanibalizmit.

Gatt u shfaq në tre episode të serialit – bazuar në romanet e njohura nga George RR Martin – në 2014.

Përveç “Game of Thrones”, Gatt ka luajtur në filma të mëdhenj të suksesshëm, duke përfshirë xhirimin e Disney-t, “Dumbo”, “Stark Trek Into Darkness” dhe “Thor”.

Arrestohet aktori i “Game of Thrones”, Joseph Gatt – akuzohet për komunikim eksplicit seksual me një të mitur
Lexo po ashtu Arrestohet aktori i “Game of Thrones”, Joseph Gatt – akuzohet për komunikim eksplicit seksual me një të mitur

Aktori, i cili u diagnostikua me alopecia universale në moshën 12-vjeçare, thuhet se banon në Los Angeles me të dashurën e tij Mercy Malick me të cilën është në lidhje që nga viti 2009.

Ai e filloi karrierën e tij të aktrimit me një paraqitje në dramën e policisë britanike “The Bill” në 1999. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori