LAJMI I FUNDIT:

Aktorët që u paraqitën në filma edhe pas vdekjes së tyre (Foto)

Aktorët që u paraqitën në filma edhe pas vdekjes së tyre (Foto)

Shumë aktorë janë admiruar gjatë jetës, ashtu që disa prej tyre kanë mbetur në kujtimet e fansave përgjithmonë.

Ndërsa disa sosh janë paraqitur në filma edhe pas vdekjes së tyre. Nganjëherë për shkak se duhej të përfundohej filmi dhe nganjëherë për arsye komerciale.


Telegrafi jua sjell më poshtë aktorët që u shfaqën në ekran edhe pas vdekjes së tyre:

Bruce Lee, 1940-1973

Xhirimet e “Game of Death” rinisën pak kohë pas vdekjes së aktorit. Në skenat që mungonin u përdorën aktorë zëvendësues dhe truqe teknike që ishin në dispozicion asokohe. Filmi doli pesë vjet pas vdekjes së Lee.

Brandon Lee, 1965-1993

Brandon Lee (djali i Bruce Lee) vdiq në moshë 28 vjeçare gjatë xhirimeve të filmit “The Crow”. Ai u plagos në të vërtetë gjatë një skene ku duhej plagosej protagonisti kryesor dhe vdiq në spital. Xhirimet u sekuestruan nga policia dhe u shkatërruan, ndërsa skena u rixhirua nga një aktor tjetër.

Marlon Brando, 1924-2004

Marlon Brando vdiq në vitin 2004, mirëpo rolin e tij të fundit “e luajti” në vitin 2006 në “Superman Returns”. Për regjisorin ishte me rëndësi që babai i Supermanit të ishte i njëjti aktor (Brando) që e kishte luajtur rolin në vitin 1978. Për këtë u shfrytëzuan materiale nga filmi i parë dhe grafikët kompjuterikë.

Heath Ledger, 1979-2008

Filmi i fundit dhe i papërfunduar i Heath Ledger ishte “The Imaginarium of Doctor Parnassus”. Vdekja tragjike e aktorit i detyroi filmbërësit që karakterin e Ledger ta bënin sikur i ndryshonte fytyrat gjatë dimensioneve magjike. Fytyrat u gjetën shumë shpejt. Johnny Depp, Colin Farrell e Jude Law ishin disa prej tyre.

Paul Walker, 1973-2013

Paul Walker, i cili vdiq tragjikisht në një aksident komunikacioni, nuk i xhiroi të gjitha skenat në “Furious 7”. Kjo bëri që të shtyhej premiera e filmit, ndërsa për to u shfrytëzuan skenat e mëparshme nga seria e këtyre filmave, si edhe u angazhuan dy vëllezërit e tij, Cody dhe Caleb, për skenat e reja.

Peter Cushing, 1913-1994

Rifillimi i “Star Wars” nga Disney tërhoqi vëmendje të madhe, ndërsa roli i Peter Cushing u realizua përmes një kopjeje digjitale duke mos angazhuar aktor të vërtetë. Ndërsa roli i Governor Tarkin ishte mbresëlënës.

Oliver Reed, 1938-1999

Oliver Reed, i cili luajti rolin e mentorit Proximo në “Gladiator”, vdiq nga infarkti në zemër tri ditë para përfundimit të xhirimeve. Pjesët ku ai duhej të shfaqej u krijuan me ndihmën e grafikëve kompjuterikë dhe aktorëve zëvendësues.

Laurence Olivier, 1907-1989

Regjisori i “Sky Captain” dhe “World of Tomorrow”, Kerry Conran, vendosi ta nderonte një aktor të madh. Laurence Olivier vdiq në vitin 1989, mirëpo ai duhej të shfaqej në rolin e mjekut të lig. Shprehjet e fytyrës u morën nga arkivat, zëri u huazua nga një aktor tjetër dhe me ndihmën e teknologjisë filmike u realizua gjithçka.

Peter Sellers, 1925-1980

Aktori britanik, më së shumti i njohur për rolin e ‘Inspector Clouseau’ në filmat “Pink Panther”, vdiq para fillimit të xhirimeve të “Trail of the Pink Panther”, por producentët vendosin ta realizonin duke u bazuar në skenat nga filmat e mëparshëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori