LAJMI I FUNDIT:

Koncerti i Rita Orës për 10-vjetorin e Pavarësisë, konsiderohet i suksesshëm

Koncerti i Rita Orës për 10-vjetorin e Pavarësisë, konsiderohet i suksesshëm

Nisi me një logo të vonuar e të rifreskuar, si dhe plot aludime e thashetheme rreth ardhjes së këngëtares Rita Ora në Kosovë, mirëpo gjithçka u përmbyll me një natë fantastike në kremtimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ashtu edhe siç ishte premtuar, Rita Ora erdhi në Kosovë, dhe në mbrëmje ajo mbajti një koncert të madh në sheshin e Prishtinës, ku të pranishëm ishin një numër i madh qytetarësh.


Fillimisht, gjatë ditës u shënuan aktivitete të ndryshme në kryeqytet, të cilat vunë në pah vlerat dhe traditat kombëtare, ndërsa gjithçka përkonte me festën e përvjetorit.

GJITHÇKA QË DUHET TË DINI RRETH KONCERTIT TË RITA ORËS NË KOSOVË
Lexo po ashtu GJITHÇKA QË DUHET TË DINI RRETH KONCERTIT TË RITA ORËS NË KOSOVË

Rreth orës 13:00, këngëtarja kishte arritur me aeroplan privat në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku ishte pritur nga një numër i madh gazetarësh dhe stafi që do ta drejtonin atë për në hotel.

Më pas, gjatë ditës është mbajtur një konferencë për shtyp, ku të pranishëm ishin shumë përfaqësues të mediave, ndërsa u shqua lartë organizimi dhe komoditeti që iu ofrua gjithë të pranishmëve.

Koncerti i mbrëmjes ishte momenti kulminant, teksa organizatorët ishin kujdesur që këngëtares dhe të gjithë performuesve në skenë t’u ofrohet komoditeti i nevojshëm.

Pjesëmarrja e madhe e popullatës nuk u pa aspak si problem, ngase hapësira e rezervuar për ta ishte e mjaftueshme, duke përfshirë këtu faktin se të gjithë mund të kënaqeshin me performancën e Ritës edhe përmes ekraneve gjigante të vendosura në sheshet, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”.

Pamje nga performanca e Rita Orës në koncertin e saj në Prishtinë

Përveç kushteve skenike dhe atmosferës që ofroi Rita, fundi i koncertit u shënua me fishekzjarrët, të cilat përreth 45 minuta ndriçuan qytetin.

Pamje nga fishekzjarret që ndriçuan ndriçuan kryeqytetin pas mbarimit të performancës së këngëtares Rita Ora

Ndërkohë, e kënaqur nga ky organizim ka dalë edhe vet këngëtarja e famshme shqiptare.  /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori