LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër tre personave për kanosje dhe sulm ndaj gazetarëve në Prizren

Aktakuzë kundër tre personave për kanosje dhe sulm ndaj gazetarëve në Prizren
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër E.F., G.P., dhe D.K, për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.F., me datë 19.07.2019, rreth orës 12:00, në Rr. “Tirana”, në Prizren, saktësisht në parkingun e qendrës tregtare “Abi Çarshia”, seriozisht e kanos të dëmtuarin C.F., me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, se do t`i shkaktoj ndonjë të keqe, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari C.F., në cilësi të gazetarit të TV “Besa”, ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë për rrënimin e një pjesë të qendrës tregtare të lartëcekur, i pandehuri E.F., i afrohet të dëmtuarit dhe të njëjtit i drejtohet me fjalë kërcënuese, me ç’rast tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 1 KPRK-së”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit i pandehuri E.F., me dashje përdorë forcën fizike ndaj personit tjetër, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit C.F., dhe G.Z në cilësi të gazetarëve të TV “Besa”, ishin duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë, ju afrohet të dëmtuarve, e pastaj i shtynë me duar të dëmtuarit, e me këto veprime, kryen veprën penale “Sulmi” nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së.

“Ndërsa, i pandehuri G.P., në cilësi të menaxherit në qendrën tregtare “Abi Çarshia”, me dashje e përdor forcën fizike ndaj personit tjetër, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari N.Xh., në cilësi të gazetarit të “TV Prizrenit”, ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë, për rrënimin e një pjesë të qendrës tregtare të lartëcekur, i pandehuri afrohet të dëmtuarit, fillimisht me dorë pengon incizimin nga ana të dëmtuarit, e pastaj me dorën e djathtë e sulmon të dëmtuarin derisa ishte duke mbajtur kamerën në duar, e krejt kjo me qëllim që i dëmtuari mos të incizoj. Me këto veprime, i pandehuri G.P., ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së. Ndërkaq, i pandehuri D.K., seriozisht e kanos të dëmtuarin N.Xh., me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari N.Xh., në cilësi të gazetarit të TV “Prizreni”, ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë, i pandehuri afrohet tek i dëmtuari, fillimisht e pengon që i dëmtuari të incizoj, e më pas drejtohet me fjalë kërcënuese, me ç’rast tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale, e krejt kjo me qëllim që i dëmtuari mos të incizoj. Me këto veprime, i pandehuri D.K., ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit E.F., G.P., dhe D.K., kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori