LAJMI I FUNDIT:

Aksion policor në një objekt hotelierik në Bogovinë

Aksion policor në një objekt hotelierik në Bogovinë

Gjithsej 9 persona, 4 nënshtetas të Shqipërisë dhe pesë të Maqedonisë, janë kapur dhe janv arrestuar në një aksion policor të kryer mbrëmë, gjysmë ore pas mesnate në objektin hotelierik “Baci” në fshatin Bogovinë të Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski informoi se në atë objekt janë kapur tre nënshtetase të Shqipërisë në moshë prej 26 deri më 41 vjet, që kanë punuar si këngëtare dhe vallëzuese dhe një person i gjinisë mashkullore poashtu nga Shqipëria.


Ata janë arrestuar dhe janë mbajtur në stacionin policor të Tetovës dhe më pas janë dorëzuar për procedurë të mëtejme në Sektorin për kriminal tejkufiktar, migracion, shtetas të huaj.

Nga policia është arrestuar edhe pronari i objektit N.SH. (33) nga Bogovina si dhe katër nënshtetaset e Maqedonisë të cilat gjithashtu kanë qenë të angazhuara si këngëtare dhe vallëzuese.

osifovski theksoi se kontrolli në Bogovinë është pjesë e aktiviteteve për zbulim dhe dënim ligjor të nënshtetasve të huaj të cilët në mënyrë joligjore qëndrojnë dhe punojnë në Maqedoni, si dhe për të zbuluar nëse këto shtetas të huaj janë përfshirë në tregtinë me njerëz madje edhe aktivitete kriminale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori