LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Milloshevë-Besi, lëndohen tre persona

Aksident në rrugën Milloshevë-Besi, lëndohen tre persona
Foto: Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Milloshevë-Besi, ku tre persona janë lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00 në rrugën Milloshevë -Besi (fshati Prugovc), ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar tre persona”, theksoi Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin. /Telegrafi/