LAJMI I FUNDIT:

Vdes një 19 vjeçar pasi goditet nga një veturë në Prishtinë

Vdes një 19 vjeçar pasi goditet nga një veturë në Prishtinë

Një person (19 vjeçar)  ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 01:20 në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësor dhe tri vetura.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësor dhe tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti theksoi se vdekjen e 19 vjeçarit me inicialet J.S e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Trupi i viktimës J.S, mashkull, 19 vjeç është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha ndër të tjera Ahmeti. /Telegrafi/