Aksident në Fushë-Kosovë, lëndohen tri gra


Tre gra kanë mbetur të lënduara në një aksident trafiku në Fushë-Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti konfirmoi për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
"Aksident në rrugën Nënë Tereza, të involvuara tri automjete, një veturë Golf, një kamion dhe një veturë kamionë, tre persona kanë marrë lëndime", tha ajo.
Mehmeti shtoi se me rastin janë duke u marrë njësitë e trafikut./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































