LAJMI I FUNDIT:

‘Ai improvizon, shikon lëvizjen e mbrojtësit para se të reagojë, nuk rrëzohet për ndërhyrje’ – përshkrimi që Filipe Luis i ka bërë Messit

‘Ai improvizon, shikon lëvizjen e mbrojtësit para se të reagojë, nuk rrëzohet për ndërhyrje’ – përshkrimi që Filipe Luis i ka bërë Messit
(Foto: Screenshot/Twitter/WeAreMessi)

Filipe Luis e ka përshkruar Lionel Messin duke u bazuar në përballjet e tij direkte me superyllin e Barcelonës, gjatë kohës kur braziliani luante te Atletico Madridi.

35-vjeçari që aktualisht luan te Flamengo ka thënë se në ndeshjet kundër argjentinasit ka pasur qasje sikur po e zhvillonte ndeshjen e jetës, sepse “ai ishte futbollisti më i mirë që kam parë”.


“E kam studiuar Messin shumë… Ai improvizon. Nuk e ka driblimin në mendje para se t’i afrohet topi. E shikon lëvizjen e mbrojtësit dhe varësisht nga pozita e trupit tënd, shkon në njërën apo anën tjetër. Prandaj, fillimisht përpiqesha që ta pengoja mos ta merrte topin”.

“Kur e merrte i kthyer me shpinë, bëja një ndërhyrje të fortë edhe pse është shumë i fortë, shumë rezistues, sepse nuk rrëzohet për të kërkuar ndërhyrje pa leje…”.

Filipe Luis: Hazard është në nivel me Messin, por i mungon ambicia për t’u bërë më i miri në botë
Lexo po ashtu Filipe Luis: Hazard është në nivel me Messin, por i mungon ambicia për t’u bërë më i miri në botë

“Nëse e pranon topin me fytyrë të kthyer kah ti, një me një, është e pamundur për shkak të improvizimit që ka. Nuk mund të planifikosh asgjë, pasi ai të shikon dhe mund të ndryshojë”.

“Ka pasur ndeshje kur e kam tepruar me qasje agresive. Jam përjashtuar, por ai asnjëherë nuk më ka thënë asgjë për veprimet e mia. Mendoj se i ka pëlqyer ai lloj i sfidës”.

“Në fakt, Barcelona më ka kontaktuar (kur isha pranë largimit nga Atletico), prandaj duket se i ka pëlqyer loja ime. Do të doja ta dëgjoja mendimin e tij (për mua) një ditë. Nuk ka dyshim se ndeshjet e mia më të mira kanë qenë gjithmonë kundër Messit”, ka deklaruar braziliani për Daily Mail. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori