LAJMI I FUNDIT:

“Ai e vendos gruan e tij në shtrat sikurse të ishte një lojtare!”, Danilo vjen me deklarata befasuese për Guardiolan

“Ai e vendos gruan e tij në shtrat sikurse të ishte një lojtare!”, Danilo vjen me deklarata befasuese për Guardiolan

Ish-lojtari i Manchester Cityt, tani i Juventusit, Danilo ka thënë se Pep Guardiola mendon për futbollin gjatë gjithë kohës, saqë ai mendon se trajner spanjoll e trajton gruan e tij si lojtarët e tij kur është jashtë orarit.

Mbrojtësi brazilian, i cili kaloi dy sezone fituese të titullit në Etihad Stadium nën drejtimin e Guardiolas para se të kalonte te Juventusi, ka reflektuar mbi karrierën e tij deri më sot.


30-vjeçari ka shijuar suksesin nën trajnerët e tjerë të mirënjohur si Zinedine Zidane dhe Massimiliano Allegri, po ka vendosur të flas në veçanti për Guardiolën.

“Unë kam qenë me fat, ata janë të ndryshëm, por të gjithë ata janë fitues. Jam përpjekur të mësoj nga të gjithë”, ka thënë fillimisht Danilo për gazetën La Repubblica.

“Ishte me Guardiolan që ndryshova mënyrën time për të parë gjërat, nuk luaja shumë edhe për shkak të një dëmtimi. Është e vërtetë se nuk është e lehtë të kesh një marrëdhënie të mirë me të”.

“Ai kurrë nuk është i relaksuar, ai mendon për futbollin gjatë gjithë kohës”.

“Unë mendoj se në shtëpi, në mbrëmje, ai e vë gruan e tij në shtrat sikur ajo të ishte një lojtare në fushë!”, përfundoi braziliani.

Pep Guardiola, rekordmen te Manchester City
Lexo po ashtu Pep Guardiola, rekordmen te Manchester City

Koha e Danilos te Man City

I blerë me shumë bujë nga Guardiola për të forcuar mbrojtjen e Cityt, ish-lojtari i Real Madridit luftoi me lëndime gjatë periudhës së tij dyvjeçare në klubin anglez.

Megjithëse ai bëri 23 paraqitje për klubin në sezonin e tij të parë, ai menaxhoi vetëm 11 paraqitje sezonin e dytë dhe e gjeti veten si rezervistë gjithë kohën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori