LAJMI I FUNDIT:

“Ai duket më i lumtur” – Pique pret rinovimin e kontratës së Messit me Barcelonën  

“Ai duket më i lumtur” – Pique pret rinovimin e kontratës së Messit me Barcelonën  

Gerard Pique pretendon se nuk ka njohuri të brendshme për të ardhmen e Lionel Messit në Barcelonë, megjithëse kaloi 13 vjet përkrah tij në Camp Nou, por pranon që ylli argjentinas tani “duket më i lumtur”.

Të gjithë sytë në Kataluni janë të drejtuar tek gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ndërsa ai i afrohet fundit të marrëveshjes së tij aktuale dhe një udhëkryqi të rëndësishëm në karrierë.


Si një njeri që ka kaluar gjithë karrierën me një klub, ndërprerja e lidhjeve me Barcën nuk do të ishte e lehtë, por një nxitje për largimet u bë në vitin 2020 dhe asnjë zgjatje e kontratës me gjigantët e La Ligas nuk është rënë dakord.

Laporta: I lumtur që u rikthyem te trofetë, jam i bindur që Messi dëshiron të qëndrojë te Barcelona
Lexo po ashtu Laporta: I lumtur që u rikthyem te trofetë, jam i bindur që Messi dëshiron të qëndrojë te Barcelona

I pyetur për të ardhmen e një shoku të ekipit dhe vendimet që do të merren, Pique nuk ka hezituar ta jap mendimin e tij, edhe pse thotë se nuk ka njohur të brendshme.

“Unë nuk mund t’ju them se çfarë do të ndodhë me të. Mendoj se muajt e fundit ai duket më i lumtur. Kjo është e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Pique për Movistar.

“Ai ndikon në ekip sepse është kapiten dhe ndikon në të gjithë ekipin. Klubi po bën shumë mirë dhe shumica e kësaj është për shkak të tij”.

“Messi ka qenë me ne në ekip për disa vjet. Ne e njohim atë mirë dhe ne do ta mbështesim vendimin e tij. Ne duhet të jemi mirënjohës për atë që ai ka bërë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/