Ahmeti kalon te Bylisi, prish marrëveshjen me Prishtinën

Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar për Telegrafin vetë mbrojtësi i njohur kosovar.
“Kam nënshkruar për skuadrën e Bylisit. Akoma nuk jam bashkangjitur me skuadrën. Momentalisht jam në Tiranë, e sot do të udhëtoj për në Pogradec, ku po qëndron skuadra për fazën përgatitore. Jam takuar me presidentin dhe duket njeri shumë korrekt dhe shpresoj t’i arrijmë objektivat e klubit”, tha Haliti për Telegrafi.
Ahmeti kishte arritur marrëveshje parimisht me Prishtinën, por sipas fjalëve të lojtarit, klubi ‘bardhekaltër’ nuk u ka qëndruar në fjalë.
“Me Prishtina kisha arritur marrëveshje, por disa gjera nuk shkuan si duhet dhe isha i detyruar të largohem. Nuk kam dashur të largohem në këtë mënyrë, por kështu shkuan gjërat”, përfundon futbollisti llapjanas. /Telegrafi/



















































