Raportimet e fundit bëjnë me dije se presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, do të futet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Komiteti Ekzekutiv do të zyrtarizohet sot me presidentin, Alexsander Ceferin dhe 16 anëtarë.

Sipas Gazzetta dello Sport, kryetrari i Asociacionit të klubeve evropiane, Agnelli, do të jetë pjesë e këtij grupi.

Pjesë e Komitetit pritet të jetë edhe shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis.

Agnelli është lavdëruar shumë për rikthimin e Juventusit në majat e futbollit evropian.

Juventusi është klub me bilance pozitive dhe përfitime të mëdha, e gjithë kjo merite e presidentit italian.

Në gjashtë vite të presidencës së tij Juventusi e ka fituar po aq herë titullin, ndërsa tri herë Kupën dhe ka luajtur dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/