LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Schick zbulon pse dështoi kalimi te Juventusi

Agjenti i Schick zbulon pse dështoi kalimi te Juventusi

Agjenti i futbollistit çek, Patrik Schick, ka zbuluar arsyet pse klienti i tij nuk ka arritur të finalizojë transferimin te Juventusi.

Një problem gjatë testeve mjekësore pengoi Juventusin që të finalizojë marrëveshjen me Bianconerët.


“Nuk është e lehtë të sqarohet se pse ka pasur aq shumë gjëra në javët e fundit dhe ka qenë vështirë për të gjithë”.

“Patrik ka filluar szonin korrikun e kaluar me Sparta Pragën dhe më pas kaloi te Sampdoria. Gjatë vitit ai ka luajtur gjithnjë dhe ka pasur një pushim tetë ditor në Krishtlindje. Ndeshja e fundit e tij ishte më 24 qershor gjatë Kampionatit Evropian. Ishte e vështirë për një lojtar 20 vjeç që të luajë në Serie A dhe të ketë vetëm dy ditë pushim”.

Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve

“Ata e ndaluan për shkak të problemeve të zemrës, ekzaminimet mjekësore treguan stres për shkak të mbingarkesës fizike. Të gjithë mjekët janë të pajtimit se pas një periudhe të pushimit do të jetë gjithçka në rregull, nuk është asgjë serioze”.

“Probleme të ngjashme gjenden te shumë atletë dhe ky është fenomen i lodhjes. Kur ne shkuam në Torino, Schick kishte përfunduar ndeshjen ndaj Italisë dhe u zgjua në ora 6:00 të mëngjesit dhe kjo rriti stresin te ai. Patrik kurrë nuk ka pasur këso problemesh. Gjatë ekzaminimeve tjera në Departamentin e Kardiologjisë në Spitalin e Mjekësisë Intere në Pragë asnjë problem nuk doli te lojtari”, u shpreh agjenti i Schick.

Tash Patrik Schick është afër transferimit të Interi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori