Agjenti i Manolas i hapur për bisedime me Interin


Agjenti i Kostas Manolas, ka thënë se këto janë vetëm thashetheme dhe se ai është lojtar i Romës, por në verë mund të ketë zhvillime.
Lajmet e fundit e shohin Luciano Spallettin në bankën e Nerazzurrëve pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit.
Dhe për këtë e shohin edhe Manolasin si lojtarin e parë që mund të vijë në San Siro.
“Për tani Spalletti është trajner i Romës dhe Manolas lojtar i tyre”.
“Nëse Spalletti bëhet trajner i Interit, dhe ata duan ta blejnë Manolasin atëherë do të flasim, natyrisht nëse Roma vendos ta shes”.
“Në këtë moment nuk ka diçka më shumë”, ka thënë menaxheri Ioannis Evangelopoulos për FCInter1908.it. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































