LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Malcomit në Londër, gati transferimi te Arsenali? (Foto)

Agjenti i Malcomit në Londër, gati transferimi te Arsenali? (Foto)

Sulmuesi i Bordeaux, Malcom, gjithnjë më afër një kalimi në Ligën Premier gjatë janarit.

Agjenti i lojtarit, Leonardo Cornacini, ka postuar në Facebook një fotografi të tij në Londër.


Agjenti iMalcomit, Leonardo Cornacini (majtas)

Ka mjaftuar kjo dhe menjëherë kanë filluar spekulimet, një nga ato edhe të gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, i cili thotë se lojtari do kalojë te Arsenali.

Por, për Malcom është i interesuar edhe klubi tjetër londinez, Tottenhami, dhe nuk përjashtohet asnjëherë mundësia për një transferim te Spurs.

20-vjeçari shikohet si lojtari ideal për të zëvendësuar Alexi Sanchezin te Topcinjët, kjo pasi kiliani është pran kalimit te Manchester Unitedi.

Bordeaux renditet në vendin e 13-të në Ligue 1 dhe Malcom ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar një asistim.

Çmimi i lojtarit është rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/