LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Lautaros zbulon se përveç Barcelonës e kanë telefonuar edhe tri klube tjera të mëdha

Agjenti i Lautaros zbulon se përveç Barcelonës e kanë telefonuar edhe tri klube tjera të mëdha

Agjenti i sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, Alberto Yaque ka paralajmëruar Barcelonën se nuk janë klubi i vetëm që e do argjentinasin, pasi do të ketë konkurrencë të fortë për shërbimet e tij.

Yaque ka zbuluar se gara tani është duke u ashpërsuar për të nënshkruar njërin nga emrat më të nxehtë në futbollin botëror.


Agjenti i Martinezit ka zbuluar se katër nga klubet më të mira të Evropës kanë deklaruar interesin e tyre për sulmuesin argjentinas.

Pizzi: Lautaro është ideal për Barcelonën
Lexo po ashtu Pizzi: Lautaro është ideal për Barcelonën

“E vërteta është se përveç Barcelonës, kam marrë telefonata nga Real Madridi, Chelsea dhe Manchester City”.

“Nuk ka asgjë zyrtare për momentin sepse Lautaro është shumë mirë në Inter”, ka thënë Yaque për Mirror.

Pep Guardiola dëshiron të formojë një dyshe sulmi me Martinezit si partner me bashkëkombësin e tij, Sergio Aguero, ndërsa pas disa sezonesh pasues i tij.

Crespo: Lautaro mund të jetë Aguero i ri
Lexo po ashtu Crespo: Lautaro mund të jetë Aguero i ri

Frank Lampard beson se ylli i Interit mund të shtojë një forcë të madhe në një sulm që i ka munguar Eden Hazardi këtë sezon.

Barca dëshiron që Martinez të zëvendësojë Luis Suarezin, ndërsa Reali ka nevojë të madhe për përforcime pas dështimit të Luka Jovicit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori