LAJMI I FUNDIT:

“Agjenti Jorginho, misioni juaj ka përfunduar – kthehu në bazë”, tifozët e Chelseat tallen me ata të Arsenalit

“Agjenti Jorginho, misioni juaj ka përfunduar – kthehu në bazë”, tifozët e Chelseat tallen me ata të Arsenalit

Tentimet për titull të Arsenalit morën fund të shtunën në mbrëmje pas humbjes së tyre ndaj Nottingham Forest, dhe tifozët e Chelseat po ia atribuojnë këtë ‘Agjentit Jorginho’.

Për herë të dytë brenda një jave Gunners humbën një ndeshje që pritej ta fitonte, pasi humbi 1-0 ndaj Forestit.

Humbjet kanë bërë që Manchester City të kurorëzohet si kampion i Ligës Premier për të tretin vit radhazi.

Tri xhiro pa përfunduar sezoni, Man City shpallet kampion falë humbjes së Arsenalit nga Nottinghami
Lexo po ashtu Tri xhiro pa përfunduar sezoni, Man City shpallet kampion falë humbjes së Arsenalit nga Nottinghami

Pavarësisht shkëlqimit të Cityt, ka pasur pretendime nga disa se skuadra e Artetës fitoi titullin e ligës duke qenë 11 pikë përpara disa muaj më herët.

Kjo ishte në janar përpara se të dy skuadrat të ishin takuar ende në ligë, ndeshje që të dyja do të fitoheshin nga City kur të përballeshin.

Ishte ende afati kalimtar dimëror dhe Topçinjtë vendosën të shtojnë lojtarë në skuadrën e tyre, e cila e pa Jorginhon të nënshkruante nga Chelsea.

Chelsea fans are currently very happy their side sold Jorginho. Image: Alamy

Italiani shënoi një gol shumë të rëndësishëm muaj më parë, por fakti që ai nënshkroi për skuadrën kur ata ishin ende pesë pikë larg rivalëve të tyre, me një lojë më pak, i ka bërë tifozët e Chelseat të jenë të kënaqur me transferimin.

“Ai është Ai! Agjent kompletoi misionin”, deklaroi me gëzim një tifoz i Chelseat, “Arsenali ishte i sigurt për cilësitë e  Jorginhos. Misioni u krye”.

“Faleminderit Jorginho, për gjithçka. Sa shërbëtor besnik keni qenë në Chelsea gjatë gjithë këtyre sezoneve. Gjithë të mirat”, shtoi një i dytë.

Një i tretë potencoi: “Agjenti Jorgi. Një herë blu, gjithmonë blu”.

“Agjenti Jorginho. Misioni juaj ka përfunduar. Kthehu në bazë”, qeshi një mbështetës i katërt.

Pavarësisht se skuadra e tyre po kalon një sezon të tmerrshëm, tifozët e Bluve po kënaqeshin për shkak të Jorginhos që nuk ia doli ta fitonte titullin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori