LAJMI I FUNDIT:

Agjenti: Giovinco refuzoi Barcelonën, tani edhe skuadrat nga Liga Premier

Agjenti: Giovinco refuzoi Barcelonën, tani edhe skuadrat nga Liga Premier

Agjenti i sulmuesit italian, Sebastian Givincos, ka folur për të ardhmen e klientit të tij.

Ditëve të fundit është folur për një rikthim të sulmuesit italian në Evropë në Ligën Premier apo edhe në La Liga nga skuadra e MLS-së, Toronto, por agjenti i tij ka mohuar diçka të tillë.


Kinezët e duan edhe Giovincon, i bëhet një ofertë e lartë italianit
Lexo po ashtu Kinezët e duan edhe Giovincon, i bëhet një ofertë e lartë italianit

Sipas agjentit të Giovincos, futbollisti e ka refuzuar vitin e kaluar Barcelonën, teksa njësoj do të bëj edhe këtë vit me ofertat nga Anglia, Spanja dhe Kina.

“Nuk ka asnjë shans për kalimin e tij në Angli”, ka thënë fillimisht i Govincos, përcjell Telegrafi.

“Asnjë shans edhe për Spanjën, pasi ai refuzoi Barcelonën një vit më parë për të qëndruar në Toronto”, përfundoi agjenti i sulmuesit italian.

Ndryshe, Giovinco në 72 ndeshje për Toronton ka shënuar 45 gola dhe ka bërë 30 asistime. /Telegrafi/