LAJMI I FUNDIT:

Afrimi i Berishës dhe Rexhbeçajt te Kosova – Giresse tregon situatën kur përballet me refuzimet

Afrimi i Berishës dhe Rexhbeçajt te Kosova – Giresse tregon situatën kur përballet me refuzimet

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka zbuluar se deri tash nuk ka pasur kontakte me lojtarët, Mërgim Berisha dhe Elvis Rexhbeçaj, të cili po hezitojnë të bashkohen me  “Dardanët”.

Francezi thotë se nuk është e lehtë të afrohen lojtarë që duan, pasi shpesh herë iu mbyllet dera. Ai e ka përmendur edhe rastin e Edvin Kurtuslus që shkoi te Suedia.


“Nuk është gjithmonë e lehtë, çka mendoni ju se bëjmë ne? Pa dyshim se i ftojmë, i kontaktojmë lojtarët e caktuar. Mos mendoni se gjithmonë i kemi dyert e hapura dhe se na mirëpresim. Kurtulus më ka thënë ‘e kam zgjedhur Suedinë dhe jam i lumtur’. Çka mund të bëj më shumë unë?”.

“Në momentin që këta lojtarë na mbyllin derën, nuk merremi më me ta. Tash do të shohim të merremi me ata që do të kemi punë, e jo me ata që na kanë refuzuar”, ka treguar ai për përvojën e hidhur.

Në fund u ndal edhe tek emrat e Mërgim Berishës dhe Elvis Rexhbeçajt, që po shkëlqejnë në Bundesligë me Augusburgun.

“Berisha dhe Rexhbeçaj? Pa dyshim, ne na interesojnë ata lojtarë që duan të vijnë. Thjesht, nuk kemi arritur deri në atë pikë për ta pasur një përgjigje ‘po’ ose ‘jo’””, ka thënë francezi.

Berisha dhe Rexhbeçaj vazhdojnë të jenë në pritje të Gjermanisë, por atyre nuk ju është ofruar asnjëherë kjo mundësi në ekipin A.

FFK e ka nënvizuar shpesh herë se dyert e tyre janë hapura për t’iu bashkuar Kosovës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori