eksperti-banner

Afrika e Jugut ka regjistruar një fitore të madhe ndaj Koresë së Jugut, duke triumfuar me rezultat 1-0 në një ndeshje vendimtare që i dha asaj kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026.

Para fillimit të takimit, surpriza më e madhe ishte vendimi për ta lënë në stol yllin kryesor të Koresë së Jugut, Son Heung-min, gjë që shkaktoi debat të madh në rrjetet sociale. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Koreja e Jugut e nisi ndeshjen me intensitet dhe krijoi rast të artë që në minutën e dytë, por gjuajtja e Lee Tae-seok u bllokua para vijës fatale.


Në minutën e 31-të u regjistrua një gabim i pabesueshëm nga sulmuesi i Afrikës së Jugut, Evidence Makgopa, i cili humbi një mundësi të pastër duke e çuar topin nga pak metra në duart e portierit kundërshtar.

Son u fut në lojë në fillim të pjesës së dytë, por ishte Afrika e Jugut ajo që mori kontrollin e lojës dhe gjeti golin vendimtar në minutën e 63-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Moremi asistoi për Thapel Maseko, i cili shënoi saktë për 1-0.

Në minutat e mbetura, Koreja e Jugut u përpoq të reagojë, por u shfaq pa ide dhe pa rrezik real në sulm, duke mos arritur të gjejë rrugën drejt golit të barazimit.

Afrika e Jugut u mbrojt me disiplinë deri në fund dhe e ruajti epërsinë minimale, duke siguruar një fitore të madhe dhe një vend historik në fazën eliminatore. /Telegrafi/

telegrafi sport app