LAJMI I FUNDIT:

Afati për inspektimin e Listës Zgjedhore në RMV skadon nesër

Afati për inspektimin e Listës Zgjedhore në RMV skadon nesër

Përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë intensive nga pjesëmarrësit në zgjedhje, si dhe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Nesër, e hënë, 18 mars 2024, përfundon afati për inspektimin e Listës Zgjedhore si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare. Listat e kandidatëve për president të Republikës së Maqedonisë përfaqësuesit e autorizuar të propozuesve i dorëzojnë KSHZ-së më së voni deri më 19 mars deri në ora 24:00.


Qytetarët mund të kontrollojnë edhe në mënyrë elektronike përmes faqes së internetit të KSHZ-së dhe mund të paraqesin kërkesa.

Nënshkrimet e nevojshme për president i mblodhën presidenti aktual Stevo Pendarovski nga LSDM, Gordana Siljanovska-Davkova nga VMRO-DPMNE, Bujar Osmani nga BDI, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar “VLEN”, kandidati i GROM-it Stevço Jakimovski, lideri Maxim Dimitrievski i ZNAM – Për Maqedoninë tonë dhe Biljana Vankovska-Cvetkovska nga Levica.