LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët privatë të Elon Musk fluturuan 441 herë këtë vit – bëhen të ditura detajet e udhëtimeve të tij

Aeroplanët privatë të Elon Musk fluturuan 441 herë këtë vit – bëhen të ditura detajet e udhëtimeve të tij

Në një vit, aeroplanët e Elon Musk me vlerë më shumë se 100 milionë dollarë, kanë kryer 441 fluturime, sipas të dhënave nga faqja e gjurmimit të aeroplanëve JetSpy.

Ky lajm vjen në një kohë kur Musk drejton disa nga kompanitë më të njohura teknologjike si Tesla, SpaceX, dhe X, përcjell Telegrafi.


Musk aktualisht zotëron dy aeroplanë privatë Gulfstream: një G650ER, i regjistruar si N628TS dhe një G550, i regjistruar si N272BG.

Ndryshe, miliarderi gjithmonë përpiqet të fshehë informacionet rreth fluturimeve të tij me aeroplan.

Elon Musk shpenzon 100 milionë dollarë për të hapur një universitet të ri në Teksas
Lexo po ashtu Elon Musk shpenzon 100 milionë dollarë për të hapur një universitet të ri në Teksas

Por vitin e kaluar studenti Jack Sweeney përmes një teknologjie të quajtur ADS-B, arriti të transmetojë të dhënat e fluturimit të Musk në rrjete sociale.

Dhe siç bëhet e ditur më tej, Musk ka përdorur flotën e tij të aeroplanëve për të udhëtuar në destinacione të ndryshme, duke përfshirë edhe fluturime ndërkombëtare në Izrael dhe Tokio.

Fluturimi më i gjatë që bëri një nga aeroplanët e Musk në vitin 2023, ishte fluturimi gati 13 orësh për në Tokio. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori